Ligjore
Kushtet e përdorimit
Përditësuar: 29.07.2026
1. Pranimi i kushteve
Duke përdorur ftesajone.com, wizard-in e krijimit ose shërbimet tona, pranoni këto kushte. Nëse nuk jeni dakord, mos përdorni platformën.
2. Shërbimi
Ftesajone ofron dizajn dhe publikim ftesash digjitale (zarf 3D, link, RSVP, panel). Publikimi bëhet pas konfirmimit të porosisë dhe pagesës sipas marrëveshjes me studio-n. Afatet e publikimit janë orientuese dhe komunikohen me ju.
3. Përmbajtja e klientit
Ju jeni përgjegjës për tekstin, fotot dhe materialet që na dërgoni. Konfirmoni se keni të drejtë t'i përdorni (p.sh. foto mysafirësh). Nuk publikojmë përmbajtje që shkel të drejtat e autorit ose ligjin.
4. Pagesa & ndryshime
Ofrojmë paketa Standard (35€), Premium (65€) dhe dizajn personal (sipas marrëveshjes). Klientët ekzistues mund të kërkojnë upgrade Premium nga paneli.
Pagesa mund të bëhet:
- Online — përmes Paysera (Paysera Kosovo), si procesor i autorizuar i pagesave (palë e tretë).
- Cash / studio — sipas marrëveshjes me studio-n.
Detaje: Pagesa & Paysera. Publikimi ose aktivizimi i Premium bëhet pas konfirmimit të pagesës. Ndryshime të vogla pas publikimit mund të përfshihen pa kosto shtesë.
5. Linku & disponueshmëria
Linku i ftesës mbetet online sipas paketës dhe datës së eventit. Skadimi pas eventit është i konfigurueshëm. Për punë mirëmbajtjeje, shërbimi mund të ndërpritet përkohësisht me njoftim kur është e mundur.
6. Përgjegjësi
Platforma ofrohet “siç është”. Për dëme indirekte ose humbje të papritura përgjegjësia jonë kufizohet në shumën e paguar për shërbimin përkatës, në masën e lejuar nga ligji.
7. Ligji & kontakt
Këto kushte rregullohen sipas ligjeve të aplikueshme në vendin e operatorit. Kontakt: info@ftesajone.com.
Dokumente të lidhura: Politika e privatësisë · Politika e rimbursimit · Politika e dorëzimit · Pagesa & Paysera.