Ligjore
Politika e privatësisë
Përditësuar: 29.07.2026
1. Kush jemi
Ftesajone (ftesajone.com) ofron shërbime ftesash digjitale me zarf 3D, RSVP dhe panel mysafirësh. Kjo politikë shpjegon si mbledhim dhe përdorim të dhënat tuaja kur vizitoni faqen ose krijoni një ftesë.
2. Të dhënat që mbledhim
- Kërkesa & kontakt: emri, telefoni, email, lloji i eventit dhe mesazhi nga forma e kontaktit ose wizard-i.
- Ftesa & mysafirë: emra, telefona, përgjigje RSVP dhe aktivitet i lidhur me linkun e ftesës (nga ju ose mysafirët).
- Teknike: adresa IP, lloji i pajisjes, cookies thelbësore dhe log-e sigurie të kufizuara.
3. Si i përdorim
Të dhënat përdoren për të krijuar dhe publikuar ftesën tuaj, për t'ju kontaktuar rreth porosisë, për RSVP, për mbështetje teknike dhe për përmirësimin e shërbimit. Nuk i shesim të dhënat tuaja palëve të treta.
Për pagesat online, të dhënat e nevojshme për transaksionin (shuma, referencë porosie, email/telefon nëse jepet) i kaloni procesorit Paysera — shihni Pagesa & Paysera.
4. Ruajtja & siguria
Të dhënat ruhen në serverë të mbrojtur dhe mbahen vetëm aq sa nevojitet për shërbimin ose detyrimet ligjore. Ju mund të kërkoni korrigjim ose fshirje duke na kontaktuar në info@ftesajone.com.
5. Të drejtat tuaja
Keni të drejtë të kërkoni qasje, korrigjim, fshirje ose kufizim të përpunimit të të dhënave personale, në përputhje me ligjet në fuqi. Përgjigjemi brenda afateve të arsyeshme.
6. Kontakt
Pyetje rreth privatësisë: info@ftesajone.com.
Dokumente të lidhura: Kushtet e përdorimit · Politika e rimbursimit · Politika e dorëzimit · Pagesa & Paysera.