Ligjore
Politika e rimbursimit
Përditësuar: 29.07.2026
1. Përmbledhje
Ftesajone ofron shërbime digjitale (ftesa online, link publik, panel klienti dhe veçori RSVP). Kjo politikë shpjegon kur dhe si mund të kërkohet rimbursim për pagesat e kryera në ftesajone.com.
Pagesat online përpunohen nga Paysera (Paysera Kosovo / UAB „Paysera LT“) si procesor i autorizuar i pagesave. Rimbursimet pas pagesës së konfirmuar kryhen nga Ftesajone sipas kësaj politike; kthimi i fondeve në llogarinë tuaj mund të bëhet përmes Paysera-s ose metodës së pagesës origjinale.
2. Kur aplikohet rimbursimi
- Para publikimit: nëse anuloni porosinë para se ftesa të bëhet live dhe studioja nuk ka filluar punën, mund të kërkoni rimbursim të plotë.
- Gabim teknik i platformës: nëse shërbimi nuk mund të ofrohet për shkak të defekti tonë të konfirmuar, ofrojmë rimbursim ose zgjidhje alternative (p.sh. riaktivizim).
- Pas publikimit: pasi linku publik është aktiv dhe ftesa është dorëzuar digjitalisht, rimbursimi zakonisht nuk aplikohet, sepse shërbimi është konsumuar.
- Paketa Premium / upgrade: rastet shqyrtohen individualisht nëse upgrade nuk është aktivizuar ende.
3. Kur nuk aplikohet rimbursimi
- Ndryshime mendimi pas publikimit të ftesës ose pas përdorimit të linkut nga mysafirët.
- Përmbajtje e pasaktë e dhënë nga klienti (tekst, data, emra, foto).
- Probleme të shkaktuara nga pajisja, shfletuesi ose lidhja e internetit të përdoruesit.
- Anulim i pagesës online në faqen Paysera para përfundimit — në këtë rast nuk ka tarifë, por porosia mbetet «në pritje».
4. Si të kërkoni rimbursim
Dërgoni email në info@ftesajone.com brenda 14 ditëve nga data e pagesës, duke përfshirë:
- emrin dhe kontaktin tuaj;
- numrin e porosisë ose referencën e pagesës;
- arsyen e kërkesës.
Përgjigjemi brenda 5 ditëve pune. Rimbursimi i miratuar kryhet zakonisht brenda 14 ditëve nga konfirmimi.
5. Pagesa cash / studio
Për porosi me pagesë në dorë ose sipas marrëveshjes me studio-n, rimbursimi (nëse aplikohet) bëhet sipas marrëveshjes së shkruar me ju — kontaktoni studio-n përmes email-it ose WhatsApp-it të publikuar në faqe.
6. Dokumente të lidhura
Kushtet e përdorimit · Politika e dorëzimit · Pagesa & Paysera · Politika e privatësisë