Ligjore
Pagesa & Paysera
Përditësuar: 29.07.2026
1. Çmimet & paketat
Ftesajone ofron tre paketa:
- Standard (35€): zarf 3D, letra, RSVP, lista mysafirësh (deri 120), linke personale.
- Premium (65€): gjithçka në Standard plus emër mysafiri në letër, shkarkim PNG për çdo mysafir, QR për ndarje dhe njoftime RSVP me email.
- Dizajn personal: ofertë sipas marrëveshjes — ilustrim unik dhe veçori Premium.
Çmimi i zgjedhur shfaqet në wizard para dërgimit të porosisë.
2. Mënyrat e pagesës
- Online: pas dërgimit të porosisë ridrejtoheni te Paysera Kosovo — kartë bankare, transfer bankar, e-wallet dhe metoda të tjera të disponueshme.
- Cash / studio: porosia ruhet dhe studioja ju kontakton për pagesë në dorë ose sipas marrëveshjes (telefon, WhatsApp).
3. Paysera Kosovo — palë e tretë
Pagesat online nuk përpunohen nga Ftesajone. Ato kryhen përmes platformës Paysera (Paysera Kosovo / UAB „Paysera LT“), si procesor i autorizuar i pagesave. Duke zgjedhur pagesën online, pranoni që të dhënat e nevojshme për pagesën (shuma, referencë porosie, email/telefon nëse jepet) i kaloni Paysera-s sipas kushteve të Paysera Kosovo.
Ftesajone nuk ruan numra kartash — vetëm statusin e pagesës dhe referencën e transaksionit.
4. Pas pagesës
Pas konfirmimit të pagesës (online ose cash), studioja publikon ftesën brenda 24 orëve — shpesh të njëjtën ditë. Do të merrni linkun publik dhe kredencialet e panelit të klientit.
5. Anulim & rimbursim
Nëse anuloni pagesën online para përfundimit, porosia mbetet e ruajtur me status «në pritje». Për rimbursim pas pagesës së kryer, na kontaktoni brenda 14 ditëve në info@ftesajone.com — rastet shqyrtohen individualisht.
6. Siguria
Lidhja me Paysera bëhet përmes HTTPS. Callback-et server-to-server verifikohen me nënshkrim MAC. Nuk përdorim captcha ose verifikime «robot» — mbrojtja bazohet në CSRF, nënshkrim Paysera dhe kontroll serveri.
7. Kontakt
Pyetje rreth pagesës: info@ftesajone.com · Politika e rimbursimit · Politika e dorëzimit · Kushtet e përdorimit · Privatësia.